Daut Haradinaj flet për votën e Kadaj-Bujupit për demarkacionin: Ajo është e kthjellët

Aktuale

Daut Haradinaj flet për votën e Kadaj-Bujupit për demarkacionin: Ajo është e kthjellët

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:54
Daut Haradinaj dhe Donika Kadaj Bujupi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se ende “nuk kemi biseduar” me Donika Kadaj Bujupin lidhur me votën e saj për demarkacionin, por se beson që ‘Donika e kupton rëndësinë e votës pro’.

Haradinaj ka thënë se “Donika e kupton këtë rëndësi pasiqë është njeri i kthjellët”.

“Nuk kam bisedu me të por besoj se tash vota jonë do të jetë unike, nuk do të ketë ndarje brenda grupit. Por besoj se Donika është njeri i kthjellët dhe e kupton rëndësinë e votës pro”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se u takon deputetëve të vendosin për votën e tyre, por ka ftuar të gjithë akterët politik që të votojnë pro, pasiqë me marrëveshjen mes presidentëve, siç thotë ai, “është shkruar decidivisht se do të ketë përmirësime”.

“Unë kam qenë kundër në marrëveshjen fillestare. Pas kësaj kemi një vazhdimësi ku kemi marrëveshjen e dy presidentëve ku shkruhet decidivisht se do të ketë përmirësim në marrëveshje sa i përket Çakorrit dhe Kullës. Mendoj se do të ketë më shumë vullnet politik të shumicës së deputetëve të Kosovës, por kjo ju takon akterëve kryesorë, unë nuk mund ta di saktësisht a i kemi por e di se jemi shumë afër kësaj”, la thënë Haradinaj.

Donika Kadaj-Bujupi i është kthyer AAK-së pas dy viteve. Në vitin 2016, ajo kishte kaluar në Vetëvendosje nga AAK, gjatë kundërshtimeve të demarkacionit nga opozita e bashkuar, si quhej në atë kohë treshja Vetëvendosje-AAK-Nisma. Edhe së voni, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se është kundër demarkacionit. Madje, në një prononcim ajo ka thënë se do të tentoj t’i bindë edhe deputetët që planifikojnë ta votojnë këtë marrëveshje, që të mos e bëjnë.

Pas disa dështimeve për ratifikim të demarkacionit, një seancë tjetër e jashtëzakonshme do të mbahet nesër (e martë) nga ora 16:00. Eksponentë të koalicionit qeverisës kanë parlajmëruar se janë siguruar 80 vota për ta ratifikuar marrëveshjen që ka sjell kriza politike në 2 vitet e kaluara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat