Deputeti i VV-së “thumbon” ish-bashkëpartiakët dhe Shpend Ahmetin për largimin e Donikës

Aktuale

Deputeti i VV-së “thumbon” ish-bashkëpartiakët dhe Shpend Ahmetin për largimin e Donikës

Nga: Bota sot Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:34
Levizja Vetevendosje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka “thumbuar” Grupin e Deputetëve të Pavarur dhe Shpend Ahmetit, për kalimin e Donika Kadajt në AAK.

Sveçla përmes një statusi në Facebook, ka pyetur nëse heshtja e (GDP) dhe Shpend Ahmetit ka lidhje me demarkacionin.

Ai ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, në veçanti duke thënë se me heshtjen e tij Ahmeti nuk është qytetar me qëndrime politike.

Postimi i plotë:

Përgjatë krejt zhvillimeve të fundit politike, Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) dhe Shpend Ahmeti, të ikurit nga Lëvizja, nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim publik për kalimin e Donika Kadajt fillimisht dhe informalisht nga Lëvizja te pjesëtarët e këtij grupi, e pastaj formalisht për rikthimin e saj në AAK. Çudi? As Shpend Ahmeti, i cili ka tregu gjenirozitet duke i dhënë AAK-së drejtoritë me buxhetin më të madh në Komunën e Prishtinës, nuk mbajti qëndrim për këtë rikthim të Donika Kadajt në AAK. A është kjo mungesë deklarimi nga ana e GDP-së dhe Shpend Ahmetit edhe miratim në heshtje për këtë rikthim të Donika Kadajt në AAK, pikërisht tani kur Demarkacioni është në pyetje? Deri dje, Shpend Ahmeti pretendonte se nuk ishte vetëm kryetar i kryeqytetit, por edhe qytetar me qëndrime politike për çështje të rëndësishme që prekin zhvillimet politike në vend. Me këtë heshtje të tij, a po thotë Shpend Ahmeti se nuk është më qytetar me qendrime politike? Apo se nuk është fare i befasuar me këtë lëvizje të Donika Kadajt. A nuk do të ishte e dobishme që mediat të kerkojnë një prononcim për sqarim prej Shpend Ahmetit dhe GDP-së mbi këtë çështje? A është dakord Shpend Ahmeti dhe GDP-ja me urimin per suksese qe Dardan Sejdiu i ka bërë me gojë Donika Kadajt për rikthimin e saj në AAK?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat