Deklarata shokuese: Ky lider shqiptar e ka krijuar Listën serbe!

Aktuale

Deklarata shokuese: Ky lider shqiptar e ka krijuar Listën serbe!

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:55
Lista serbe

Njohësi i zhvillimeve politike në vend Haki Abazi, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se Thaçi, është zgjedhur president me dhunë dhe se ai po përçan vendin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Thaçi ka krijuar Listën serbe dhe ka pranuar Asociacionin e komunave.

Image
Haki Abazi

Ai ia ka përmendur Thaçit, edhe premtimin se nëse nuk do të formohej ushtria brenda një viti, ai do të dorëhiqej, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Më poshtë postimi i plotë i Haki Abazit:

Në emër të kujt flet ose negocion ky President i zgjedhur me dhunë.

Ky njeri e ka përçarë vendin, ka dëmtuar seriozisht imazhin e vendit, ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme, ka krijuar Listen Srpska dhe ka pranuar Asociacionin e komunave, ka privatizuar asetet strategiike të vendit përderisa nxënësit dhe pacientët janë në gjendje të mjerë; është borgjli i keq dhe shpenzon buxhetin e shtetit pa asnjë kriter dhe pa transparencë, asnjë premtim të vetëm përfshirë edhe dorëheqjen për ushtrinë nuk e ka mbajtur.

Ende duhet me duru këtë njeri!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat