Komisioni sugjeron që RTK të financohet prej faturave

Aktuale

Komisioni sugjeron që RTK të financohet prej faturave

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:49
Komisioni për Administratë Publike

(E plotësuar) - Anëtarët e Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kanë bërë shqyrtimin e propozimeve për hartimin e ligjit për transmetuesin publik të Kosovës, ku kanë sugjeruar që financimi i RTK-së të bëhet përmes faturave të rrymës.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, tha se modeli i këtij ligji është marrë nga Sllovenia dhe se pjesa kryesore e këtij projektligji është harmonizuar.

Ndërsa, sa i përket çmimit dhe bordit, Hasani tha se nuk kanë arritur të harmonizojnë dhe se i mbetet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Hasani: Të shkojmë me pagesën drejtpërdrejt nga faturat

“Ne e kemi parë të arsyeshme që të shkojmë me pagesën drejtpërdrejt nga faturat dhe duhet ta caktojmë taksën, për shembull sa është një faturë për televizionin publik kjo ka metë”, tha ai.

Parapagimi i RTK-së përmes faturave të energjisë prej 2.5 euro është praktikuar deri në vitin 2009, atëherë kur Gjykata Kushtetuese kishte vendosur masa të përkohshme duke ndërprerë këtë mënyrë të financimit. Që nga ajo kohë e deri më sot RTK financohet drejtpërsëdrejti nga buxheti i Kosovës.

Se nuk kanë arritur të heqin dilemat rreth bordit, kompetencave të drejtorit gjeneral këtë e thotë edhe anëtari i këtij komisioni, Imet Rrahmani, sipas të cilit  duhet shumë punë për të arritur deri te drafti final i këtij ligji.

Rrahmani: Kemi të bëjmë ende shumë punë për draftin final të ligjit

“Kemi të bëjmë ende shumë punë për draftin final të ligjit, se kemi dilema te bordi siç thatë, kompetencat e bordit, sikur që kemi ende dilema te kompetencat e menaxhmentit, respektivisht drejtorit gjeneral në raport me bordin, por edhe në raport me vartësit e tjerë, drejtorët edhe të radios, edhe të televizionit. Është një dilemë tjetër që në kontakt me njerëz të ndryshëm që e njohin fushën paraqitet edhe raportimi i bordit, respektivisht raporti me Kuvendin ose themeluesit dhe niveli i pagesës dhe si do të parashihet me ligj mënyra e inkasimit të asaj tarife që parashihet të ngarkohen qytetarët e Kosovës”, tha Rrahmani.

Komisioni ka propozuar që Radio Televizioni i Kosovës të ketë një kanal special kombëtar televiziv, i cili i dedikohet transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave të Kuvendit të Kosovës dhe organeve të kësaj.

Ky kanal sipas kryetarit të komisionit, Nait Hasani, ka për qëllim të ofrojë informata gjithëpërfshirëse për publikun lidhur me ngjarjet parlamentare, përfshirë seancat e Kuvendit, aktivitetet ndërkombëtare të parlamentit dhe aktivitetet tjera që ndërlidhen me ushtrimin e kompetencave kushtetuese të parlamentit.

Ndërsa, komisioni ka propozuar që redaktorët dhe kryeredaktorët në RTK të mos kenë emisione te veta.

Hasani: Redaktorët apo kryeredaktorët të mos kenë program të vetin

“Redaktorët apo kryeredaktorët të mos kenë program të vetin, sepse kjo nuk është më çështje e pavarësisë. Redaktorët do të thotë nuk do të kenë program të vetin”, tha ai.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Kosovës. Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se i ka plotësuar të gjitha kushtet për seancë.

***

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar propozimet për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka thënë se pjesa më e madhe e këtij draft-ligji është harmonizuar por që ka thënë se shumë çështje duhet t'i zgjidhin deputetët ne seancë.

Hasani ka thënë se si komision kanë zgjedhur të rekomandojnë formën e pagesës së RTK-së përmes faturave të rrymës, ku ai tha se e kanë parë të arsyeshme që te shkojnë me pagesë të drejtpërdrejt nga faturat.

Ndërkaq ka thënë se nuk kanë vendosur për shumën.

 Po ashtu, ky komision ka propozuar që RTK të ketë një kanal të veçantë për të transmetuar seancat e Kuvendit të Kosovës.

"Kryeredaktorët apo redaktorët të mos kenë emisione të veta. Nuk do të kenë program të vetin. Stafi udhëheqës nuk do të ketë emisione", ka thënë Hasani.

Në këtë mbledhje është miratuar Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Kosovës. Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se i ka plotësuar të gjitha kushtet për seancë. U miratua dhe është dërguar në seancën e radhës.

***

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka shqyrtuar ndryshim-plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare.

Gjithashtu edhe propozimet për hartimin e Projektligjit për RTK-në.

Kryetari i komisionit Nait Hasani tha se projektligji për Statistikat i ka plotësuar të gjithë kriteret andaj edhe ftoi deputetët që në seancë të japin mendimet e tyre lidhur me plotësim ndryshimet e nevojshme.

“Ky projektligj i ka plotësuar të gjitha kriteret që të përcillet për seancë. Unë propozoj që të përcillet për seancë dhe atje secili deputetë mund të jep mendimet e veta për plotësim ndryshim”.

Ndërsa sa i përket hartimit të Projektligjin për RTK-në, Hasani tha se si komision janë duke punuar në harmonizimin e projektligjit në pikën për bordin dhe për për mënyrën e pagesës.

“Është një projektligj që ne e kemi filluar si komision kemi pasur dëgjimet publike me medien kemi pasur edhe tryezë të punës”.

“Besoj që pjesën më të madhe që e kemi arrit është harmonizimi i këtij projektligji është në pikën që e kemi për bordin dhe për pagesën. Kemi pa të arsyeshme që pagesa të shkojë drejtpërdrejtë nga fatura ka mbet me caktuar taksën për faturën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat