Kur do të vendosë Supremja për Sali Mekajn

Aktuale

Kur do të vendosë Supremja për Sali Mekajn

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:39
Sali Mekaj

Rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit është duke pritur tani e tre muaj që të vendoset në Gjykatën Supreme.

Lidhur me këtë, kryetari i Supremes, Enver Peci, për emisionin “Drejtësia në Kosovë’, ka thënë se ky rast pritet të përfundojë shumë shpejt.

“Duhet të jem i sinqertë, sepse tek ne nganjëherë themi tre muaj dhe ju e dini se sa zgjasin procedurat. Mirëpo është fakt që ka ardhur lënda tek ne, është me një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të prokurorit të shtetit. Detajet nuk i di për shkak se nuk jam i ngarkuar me këtë rast. Mirëpo, lënda shumë shpejt ka me u përfundu për shkak se ne në Gjykatën Supreme afatin e kemi për katër muaj përafërsisht përfundimin e rasteve. Dhe kjo për shkak se po shkojmë në mënyrë kronologjike, ashtu qysh kanë arritur lëndët tek ne me i përfunduar, jo me i nda. Kjo pasi nuk jemi në atë urgjencën me i përfundu rastet”, ka deklaruar kryetari Peci.

Ai ka thënë se rasti ish-kryetarit të Apelit, Sali Mekaj është jo i përfunduar me formë të prerë, mirëpo kolegji i ngarkuar pritet ta vendosë së shpejti.

“Ne do të shikojmë tash se si është proceduralisht me u zgjidh ky rast, nuk është rast që kërkon shumë kohë me u zgjidhë dhe unë po shpresoj që gjyqtari, apo kolegji që është i ngarkuar me rast do ta përfundojë shumë shpejt”, ka deklaruar Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat