Gjykata Speciale: Radhën e ka ngritja e aktakuzave

Aktuale

Gjykata Speciale: Radhën e ka ngritja e aktakuzave

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:20
Selia e Gjykates Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës tashmë kanë filluar punën e tyre dhe janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor nga 5 korriku i vitit të kaluar, pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Për RTV21 thonë se janë duke pritur vetëm ngritjen e aktakuzave që është në kompetencën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Nga kjo zyrë thanë se fakti që një listë e avokatëve mbrojtës është publikuar nuk ka ndikim në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat