Pacolli: I thash Daçiqit në sy, mos më ndjek se betejën e keni të humbur

Aktuale

Pacolli: I thash Daçiqit në sy, mos më ndjek se betejën e keni të humbur

Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:53
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisëm Adama Barroë ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kosova.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka treguar se si i kishte thënë në sy Daçiqit në Sarajevë që të mos e ndiqte pas betejën e kishin të humbur, raporton Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat