Reagon Sveçla: Strukturat në Mitrovicë duan që etnikisht të spastrojnë këtë zonë nga shqiptarët

Aktuale

Reagon Sveçla: Strukturat në Mitrovicë duan që etnikisht të spastrojnë këtë zonë nga shqiptarët

Nga: A.M. Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:20
Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi që është tentuar t'i vejnë zjarrin shtëpisë së shëndetit, QMF Kodra e Minatorëve dhe shkollës fillore në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “duke marrë parasysh se kjo ndodhi natën e pas 17 marsit, ky është mesazh i qartë që këto struktura, që herë janë paralele e herë shfaqen si zyrtare duan që etnikisht të spastrojnë këtë zonë nga shqiptarët e mbetur”.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pas mesnatës, "autorë të panjohur" tentuan t'i vejnë zjarrin shtëpisë së shëndetit, QMF Kodra e Minatorëve dhe shkollës fillore në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Kjo është hera e tretë që struktura të organizuara i vejnë zjarrin këtyrë objekteve, institucionet e vetme shtetërore atje që i shërbejnë shqiptarëve në atë zonë, e jo vetëm atyre. Duke marrë parasysh se kjo ndodhi natën e pas 17 marsit, ky është mesazh i qartë që këto struktura, që herë janë paralele e herë shfaqen si zyrtare duan që etnikisht të spastrojnë këtë zonë nga shqiptarët e mbetur. Është momenti i fundit që institucionet qendrore të angazhohen seriozisht e në mënyrë të vendosur që banorëve atje t'iu ofrojnë sigurinë e nevojshme dhe që t'iu sigurojnë kushte për jetë të qetë e prosperuese atje. Fundi i fundit këtë e kanë obligim edhe kushtetues meqense edhe atje është Kosovë, shtet i pavarur e sovran, e jo që të mjaftohen me shërbimet që komuna e Mitrovicës i ofron. Është koha që të gjithë autorët e krimeve atje të zbulohen dhe të përndiqen nga ligji, përndryshe ky pushtet veç sa dëshmon se ka heq dorë nga ajo pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat