Pacolli: Unifikimi i BE-së për rajonin, i nevojshëm për shkak të ndikimit rus

Aktuale

Pacolli: Unifikimi i BE-së për rajonin, i nevojshëm për shkak të ndikimit rus

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:42
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka paralajmëruar BE-në që të jetë më unike karshi rajonit të Ballkanit, e në veçanti për Kosovën, për shkak të rritjes së ndikimit rus në rajon.

Ai treguar se u ka thënë homologëve të tij evropian, se mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet e BE-së, ngadalëson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depërtojnë në vendin tonë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perendimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet të mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën. 

Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin. 

Në kohen kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë mëse i nevojshëm unifikimi i BE-s karshi rajonit tonë. 

Çdo tendence tjetër për të mos pasur unifikim te politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perendimor.  Kosova do të marrë pjese sikurse të gjitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu!

Ua kam thënë homologëve të mi europian disa herë se mos-njohja nga 5 vendet e BE-së, jo vetem që po e ngadalson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por po e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depertojnë tek ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat