“Tronditet” PDK, kjo parti prish koalicionin

Aktuale

“Tronditet” PDK, kjo parti prish koalicionin

Nga: A.Zh Më: 17 mars 2018 Në ora: 13:20
Kadri Veseli

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, i ka dhënë fund koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak se sipas tyre, Kadri Veseli nuk e respektoi marrëveshjen parazgjedhore.

Përmes një komunikate për media, PSHDK, ka thënë se kjo marrëveshje kishte paraparë që PSHDK të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy zëvendësministra.

“Por ajo që u premtua nga Kadri Veseli mbeti vetëm në letër. Është kjo hera e dytë që PDK shkel marrëveshjen me PSHDK-në”, thuhet në njoftimin për media.

“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli kishte premtuar dhe ishte zotuar se do të krijonte partneritet me PSHDK-në, por mbetën premtime koti dhe fjalë të shkruara ne një copë letër. Ato nuk u realizuan edhe 7 muaj pas formimit të qeverisë. PShDK mbetet e zhgënjyer me koalicionin me PDK-në dhe nuk mund të vazhdojë tutje që të mbështesë PDK-në, duke i dhënë fund koalicionit me PDK-në”, thuhet tutje në njoftim.

PSHDK-ja, ka theksuar se kishte realizuar marrëveshjen në tërësi dhe të gjitha premtimet e shkruara në marrëveshje janë realizuar nga ana e saj, ndërsa, gjithnjë sipas kësaj partie, PDK-ja vazhdon ta përbuzë marrëveshjen dhe ta përbaltë PSHDK-në.

“PSHDK nuk do të ndalet dhe pritet shumë shpejtë te nxjerrë strukturat e reja pas zgjedhjeve të përgjithshme partiake, të cilat do të mbahen brenda këtij viti”, ka shtuar kjo parti./BS

Lajm i ndërlidhur

PSHDK e përçarë, paradite prish koalicionin me PDK-në, pasdite e mohon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat