Mbi 300 nxënës klinas morën pjesë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës KANGAROO 2018

Aktuale

Mbi 300 nxënës klinas morën pjesë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës KANGAROO 2018

Më: 17 mars 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Mbi 300 nxënës të Komunës së Klinës të nivelit fillor dhe të mesëm kanë marrë pjesë në Garën Ndërkombëtar të Matematikës KANGAROO.

Fillimin e garës ( testit), që është mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme Teknike “ Fehmi Agani” në Klinë, të shtunën paradite, e ka përcjellë nga afër drejtori i Arsimit, Arben Limani, i cili ka inkurajuar dhe përgëzuar nxënës e arsimtarë për këtë garë. “ Interesimi i nxënësve për të marrë pjesë ka qenë jashtëzakonisht i madh. Organizimi është mjaftë i mirë dhe kjo garë është një forme e mirë për nxënësit që të ambientohen në testet e ardhshme dhe që të shpalosin talentin e tyre në lëndën e matematikës”, ka thënë Drejtori Limani, sipas të cilit pushteti lokal është i përkushtuar në rritjen e cilësisë në arsim sidomos në lëndën që janë prioritare, siç është matematika. Për mbarëvajtjen e garës është përkujdesur DKA-ja në Klinë në bashkëpunim me arsimtarët e lëndës së matematikës.

Instituti ATOMI, me përkrahje nga MASHT dhe autorizim të Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF), kanë organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës në Kosovë. Kangaroo është gara me e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talentëve të fushës së matematikës.

Të drejte pjesëmarrje në këtë garë kanë pasur të gjithë nxënësit prej klasës ll (2) deri Xll (12), pa marrë parasysh suksesin e tyre.

Vitin e kaluar në këtë garë, kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 170 shtete të ndryshme të botës.

Komuna e Klinës, ka pasur vazhdimisht talentë të matematikës, të cilët janë dalluar në garat e ndryshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat