Gashi: Nëse vërtetohet se ka koncesion me Listën Serbe, LDK nuk e voton Demarkacionin

Aktuale

Gashi: Nëse vërtetohet se ka koncesion me Listën Serbe, LDK nuk e voton Demarkacionin

Më: 17 mars 2018 Në ora: 00:05
Arben Gashi

Në kanalin “T7” në emisionin e gazetarit Fidan Jupolli, “DPT TE FIDANI” i ftuar është deputeti nga radhët e LDK-së Arben Gashi.

Së fundmi Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se të martën do të votohet Demarkacioni, Z. Gashi tregon se ku qëndron LDK-ja, a do ta votoj apo jo?

“Nëse vërtetohen  spekulimet dhe informacionet e fundit për koncesionin ndaj Listën Serbe dhe për zhurmat që dëgjova, atëherë ne do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë sepse nuk lejojmë të diskutohet për Trepçën”, ka thënë ai.

Ka pas deklarata nga anëtarët e PDK-së për kërkesat e Srpska listës.

A kanë arrit me i mbledh informata të mjaftueshme se tashmë ka koncesione përmes Qeverisë së Kosovës dhe Srpska Listës sa i përket marrjes së votës për Demarkacion?

“ Janë spekulime, dhe me sa e di unë po punohet që të kemi një votë të shumicës shqiptare për të kaluar çështja e demarkacionit dhe që demarkacioni mos të varet nga votat e listës serbe...”  ka thënë  Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat