Ganja e PDK-së ironizon: Babu Vetevendosja! Turp

Aktuale

Ganja e PDK-së ironizon: Babu Vetevendosja! Turp

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:13
Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit, në interpelancën e mbajtur gjatë ditës së sotme për Astrit Deharin, kanë shkaktuar zhurmë në Kuvend, duke rrahur tavolinat gjatë fjalimit të ministres Dhurata Hoxha.

E Musliu, ka thënë se Babo Tarabukat, nuk do të punojnë në Kosovë, pasi ata do t’i zëvendësojë “Babu Vetëvendosje”, përcjell Bota sot.

“Babu tarabukat nuk kane me pune ne Kosovë tash e tutje zavendesohen nga Babu Vetevendosja! Turp” ka shkruar deputetja Musliu në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat