Haradinaj: Nuk kemi asgjë më shumë në dorë, sesa gjërat që po bëjmë

Aktuale

Haradinaj: Nuk kemi asgjë më shumë në dorë, sesa gjërat që po bëjmë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:29
Ramush Haradinaj

Në përfundim të interpelancës, sipas agjendës së Parlamentit të Kosovës, fjalës ju dha sërish Kryeministrit Haradinaj. Ai për t’ju dhënë fund gjithë deklaratave, tha si vijon:

“Ashtu si e filluam, është një temë e ndjeshme, një temë që kërkon respekt, kurse përderisa nuk ka epilog, kërkon respektin e gjithë neve. Si fillim, menaxhimi i kësaj teme ka qenë i çarkoduar. Mendoj që po të ishit në qeveri do e shihnit se nuk është e lehtë dhe më tepër se aprovimi i kërkesave, nuk do mund të bënit asgjë”.

“Kanë ardhur familja e Deharit dhe na kanë propozuar një institucion hetimor dhe e kemi propozuar po atë. Kemi qenë unë dhe ministri që po e akuzoni (Abelard Tahiri) të cilët së bashku e kemi pranu atë kërkesë”.

“Nëse flet me gjuhën e shkresave, secili zyrtarë bazohet vetëm në shkresa. Kështu vepron secili zyrtar, proceduralisht. Këtë e respektoj unë dhe Abelardi. Unë madje isha i kujdesshëm në deklarimet e mija, të mos japim një pamje të keqe”.

“Kemi rënë dakord gjithë partnerët qeverisës, për hetimin. Jam falënderues. Kurse, kërkesat e tjera janë jashtë fushës së veprimit të ekzekutivit, kërkojini ato tek institucionet përkatëse, shkrujini kërkesat drejt tyre”.

“Jam I angazhuar të kryejmë këtë punë dhe ju mirëpres secilin në zyrën time në ministri. Falemnderit”, përfundon Kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat