Deputetët e VV-së me mocion për rrëzimin e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën, e cila në kohën kur kishte vdekur Astrit Dehari, ishte ministre e Drejtësisë.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetët e VV-së lëshonin zëra dhe nuk dëshironin ta linin që të flasë tutje.
Xhavit Haliti dha menjëherë pauzë pasi u çuan në këmbë deputetët, madje ata të VV-së e PDK-së edhe u konfontuan për një moment.
Pas pauzës Hoxha u ngrit sërish të flasë, ndërkohë që deputetët e VV-së vazhdonin të lëshonin zëra.