Visar Ymeri: Me 5 nëntor vdiq Shteti i Kosovës

Aktuale

Visar Ymeri: Me 5 nëntor vdiq Shteti i Kosovës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:04
Visar Ymeri

Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tani deputet i Grupit të Deputetëve të Pavarur në fjalën e tij në interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, tha se që 1 vit e 4 muaj janë duke kërkuar hetim ndërkombëtar.

Sipas tij, pengesat që janë bërë deri tash janë metoda për fshehjen e së vërtetës.

“Që një vit e 4 muaj, e tërë Kosova kërkoi drejtësi për Astritin dhe u bënë më shumë se 1 vit e 4 muaj që kërkohet hetimi i pavarur për Astritin, e në asnjë rast ky hetim nuk u mundësua, e fatkeqësisht po duhet edhe sot ta kërkojmë një gjë të tillë. Pengesat që vinin nga regjimi e pamundësonin këtë hetim dhe këto pengesa nuk kam si ti kuptoj ndryshe pos si metoda që të fshehet e vërteta”, tha deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri që kishte qenë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes në kohën kur kishte vdekur Astrit Dehari.

Sipas Ymerit, me 5 nëntor, ditën kur ka vdekur Dehari, ka vdekur edhe shteti i Kosovës.

“Me 5 nëntor vdiq Astriti, por edhe më shumë se keq, me 5 nëntor vdiq edhe shteti i Kosovës sepse vdiq edhe niveli bazik për një drejtësi të paanshme dhe të pavarur, vdiq përgjegjësia bazike e institucioneve për të ofruar siguri qytetarëve, vdiq funksionimi bazik i institucioneve për përgjegjësinë ndaj qytetarëve, vdiq edhe fija e fundit e besueshmërinë së qytetarëve për institucionet e vendit e kjo fatkeqësisht po vazhdon edhe sot”, tha Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat