Krasniqi: Me këto interpelanca Kuvendi po kthehet në autoritet gjyqësor

Aktuale

Krasniqi: Me këto interpelanca Kuvendi po kthehet në autoritet gjyqësor

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:31
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo interpelancë është në vazhdën e atyre seancave që po tentojnë ta kthejnë Kuvendin në një autoritet gjyqësor.

Krasniqi: A po kërkohet prej kryeministrit dhe Kuvendit ta marrin rolin e Gjykatës

 “Shtrohet pyetja cili është qëllimi i kësaj interpelance, a po kërkohet prej kryeministrit dhe Qeverisë apo për Kuvendit që të marrë rolin e Gjykatës, apo qëllimi është që të rritet presioni politik ndaj gjyqësorit në lidhje me këtë çështje. Tani besoj që pajtoheni të gjithë që rasti Dehari duhet të marrë qartësimin e plotës ligjor nga autoritetet përgjegjëse... Përndryshe, nëse dëshironi vërtet që Kuvendin e Kosovës ta kthejmë në arenë trajtimi në raste gjyqësore, problemeve ditore të sistemit gjyqësor, si dhe proceseve që aktualisht po trajtohen nga gjykata dhe instancave përkatëse të sistemit të drejtësisë, atëherë secili mund të sjellim raste e raste të ndryshme dhe t’i përdorim e t’i keqpërdorim ato ashtu siç mund t’i konvenojë një apo një grupi tjetër po kush mund të thotë pastaj që kjo nuk është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë apo ndikim në pavarësinë e sistemit të gjyqësor it, kush?”, tha Krasniqi.

Këto deklarime të deputetëve janë bërë gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me vdekjen e aktivistit Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo interpelancë është kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat