Kurti: Veseli kurrë nuk tregoi për çka e kishte fjalën kur tha kujdes po e vrani vetën

Aktuale

Kurti: Veseli kurrë nuk tregoi për çka e kishte fjalën kur tha kujdes po e vrani vetën

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:31
Albin Kurti

Ka nisur interpelanca e thirrur nga VV-je lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, aktivist i kësaj partie.

I pari që mori fjalën lidhur me këtë çështje, është Albin Kurti, lider i kësaj partie i cili foli në detaje lidhur për ngjarjen se si ndodhi.

Ai hedh akuza në drejtim të policisë e prokurorisë së Prizrenit për deklaratat e tyre të para në ditën kur vdiq Dehari, se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje ende pa u zbardhur raporti i autopsisë.

“Komandanti i Policisë, Nexhmedin Krasniqi foli i pari pas vdekjes së Deharit. Jo vetëm që foli i pari, por edhe gënjeu. Ai tha se Astrit ka vdekur nga medikamentet e tepruara. Mirëpo, ekspertiza dhe raporti i autopsisë ka treguar se në 11 medikamentet e testuara në asnjë nuk ka qenë pozitiv.Raporti i autopisë është asfiksia mekanike. Edhe Sylë Hoxha menjëherë tha se Astriti është vetëvrarë ende pa u kry hetimi. Synimi ka qenë të mbyllet hetimi dhe të mos bëheshin fare. Askush nuk ka dhënë përgjegjësi për deklaratat e dhëna. Ndërsa, Kadri Veseli na patë thënë, kujdes se po e vrani veten. Veseli duhet të tregoi se për cka e kishte fjalën. Drejtësia te ne është bërë vend i krimit. Mbi Astritin është ushtruar krimi. Vetëm tri ditë pas vdekjes së tij u emituan nga video nga kamerat e qendrës së burgut në Prizren. Si doli ky material në media. Me 20 dhjetor 2016, kemi vendimin për hetimi ndërkombëtar për rastin Dehari” ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat