Stafi administrativ i Prokurorisë Speciale nga e hëna hynë në grevë të përgjithshme

Aktuale

Stafi administrativ i Prokurorisë Speciale nga e hëna hynë në grevë të përgjithshme

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:59
Ilustrim


Stafi administrativ i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.

Grevën e kanë paralajmëruar këshilli grevist i stafit administrativ të PSRK-së, shkruan lajmi.net.

Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kërkesat e paraqitura:

Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;

Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;

Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat