“Ikja e Donikës tek AAK, pazar i GDP për demarkacionin”

Aktuale

“Ikja e Donikës tek AAK, pazar i GDP për demarkacionin”

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:36
Donika Kadaj-Bujupi dhe Ramush Haradinaj

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala, ka komentuar kalimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi nga kjo parti tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Bala, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ikja e Kadaj-Bujupit, është Pazar i Grupit të Deputetëve të Pavarur për Demarkacionin me Malin e Zi, përcjell Bota sot.

““Ikja” e Donikes tek AAK pazar i GDP për demarkacionin”, ka shkruar shkurt Bala.

Ndryshe, Grupi i Deputetëve të Pavarur udhëhiqet nga Dardan Molliqaj dhe ka në përbërje, deputetët e larguar nga Vetëvendosje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat