Haradinaj nuk tregon nëse e njeh raportin e Mehës apo të Bulliqit

Aktuale

Haradinaj nuk tregon nëse e njeh raportin e Mehës apo të Bulliqit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:21
Ramush Haradinaj

Deputetja Fitore Pacolli nga Vetëvendosje ka pyetur kryeministrit Haradinaj se cilat koordinata me Malin e Zi i njeh Qeveria e Kosovës, ato të Murat Mehës apo nga ato të raportit të Shpejtim Bulliqi.

Me këtë rast Haradinaj nuk ka treguar specifikisht se cilin raport e njeh Qeveria e Kosovës por ka bërë edhe njëherë thirrje deputetëve që të martën ta votojnë Demarkacionin.

“Marrëveshja e parë ka hasur në kundërshtime nga shumë palë, por për fat me zhvillimet të mëtejshme është krijuar mundësia që me u trajtu edhe njëherë materia, Komisioni shtetëror i Kosovës i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi ka përgatit një raport me të gjetura, për gjendjen reale të demarkimit të Kufirit. Tani kjo është edhe arsyeja pse Qeveria i ka propozuar parlamentit që kur të votojmë të këtij ligji të jetë edhe raporti i Komisionit shtetëror”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se raporti i Bulliqit nuk i bënë dëm askujt.

“Fakti se kemi marrëveshjen e dy presidentëve, i lusë të gjithë deputetëve që ta përkrahim këtë ligj të martën sepse kemi një materie qoftë për korrigjim që kanë ra dakord Kosova me Malin e Zi, coftë raporti që kërkon korrigjim, sepse  këto janë një dalje reale nga një bllokadë reale”, ka theksuar ai.

Sipas tij e tërë kjo nuk po bëhet vetëm për liberalizim të vizave por po bëhet sepse shumë procese të vendit janë lënë pas si pasoj e demarkacionit.
Pas përgjigjes së tij deputetja Fitore Pacolli ka ripërsëritur pyetjen e saj lidhur me koordinatat, por Haradinaj për të dytën herë ka dhënë përgjigjen e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat