Deputetja pyet kryeministrin pse u nderua Ivanoviqi

Aktuale

Deputetja pyet kryeministrin pse u nderua Ivanoviqi

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:50
Oliver Ivanoviqi

Pasi qeveria nderoi me një minutë heshtje ish-politikanin e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviqin më 22 janar ditën kur ai u vra, deputetja Arbërie Nagavci kërkoi të dijë pse Ivanoviq u nderua atë ditë.

“Kem pasë një ngjarje tragjike që e ka shoku Kosovën- vrasjen e një kandidati për kryetar komune. Sikur ai të ishte i dënuar me vendim të prerë nuk kish mujt me konkurru”, tha Haradinaj.

Qeveria në atë mbledhje një minutë heshtje mbajti edhe për Jonuz Musliun, politikanin shqiptar nga Lugina e Preshevës që vdiq po atë ditë.

Deputetja Nagavci pyeti pse u nderuan në të njëjtën ditë dy persona të ndryshëm, i akuzuari për krime lufte Ivanoviq dhe politikani që ishte pjesë e UÇPMB-së. “Nuk besoj që është ndonjë shkelje e ndjenjës shqiptare, e traditës”, tha Haradinaj duke folur për minutat e heshtjes. Haradinaj deklaroi se nuk është bërë analogji ndaj këtyre dy personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat