Kryeministri se di numrin e këshilltarëve

Aktuale

Kryeministri se di numrin e këshilltarëve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:44
Ramush Haradinaj

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të tregoj sa këshilltar ka në kabinetin qeveritar dhe cili është profili i tyre profesional.

Por, kreu i Qeverisë, nuk e di sa këshilltarë ka në kabinetin e tij qeveritar, por sipas tij  profilet e tyre janë në faqen e Qeverisë në internet.

Haradinaj: S’di sa këshilltarë janë

 “Te numri i këshilltarëve, për besë nuk e di saktë sa janë. Por, me siguri në faqen e Qeverisë janë të gjithë, profilin e kanë, nëse nuk i kanë qitë në faqe, do t’i obligoj t’i qesin. Disa janë këshilltarë pa pagesë, të jashtëm. Shumica e këtyre janë njerëz që e hetoj tek ta një interesim që t’i përkrahin agjendat e vendit. Është praktikë e Qeverive të marrin edhe këshilltar të huaj, ekspertë. Ne ende nuk kemi marrë. E di në vitin 2004 kam huazuar njerëz nga USAID-i, UNDP-ja, OSBE-së, pra qeveria amerikane ka paguar”, theksoi Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat