Ndalohet automjeti i Qeverisë së Serbisë me 222 CD nga ngjarjet e marsit 2004

Aktuale

Ndalohet automjeti i Qeverisë së Serbisë me 222 CD nga ngjarjet e marsit 2004

Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:33
Jarinje

Një automjet i organeve të Qeverisë së Serbisë është ndaluar mbrëmë në Jarinje, ndërsa ka pasur CD propaganduese për ngjarjet e marsit 2004.

Kallxo merr vesh nga burime të policisë së një automjet i organeve të Qeverisë së Serbisë i tipit “Shkoda” me ngjyrë hiri është ndaluar në Jarinje mbrëmë.

Automjetin e drejtonte personi nga Vushtrria me inicialet M. A., ndërsa në të ndodheshin edhe N. D. Dhe Z. D.

Në bagazhin e automjetit janë zbuluar 222 CD, për të cilët të ndaluarit kanë thënë se përmbajnë filmime nga ngjarjet e marsit 2004.

Prokurori,  ka urdhëruar konfiskimin e CD-ve dhe marrjen në pyetje të të ndaluarve, të cilët pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Personave që ishin në makinë u është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës me arsyetimin se paraqesin rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme.

Në marsin e vitit 2004 shpërthyen trazira në Kosovë gjatë të cilave vdiqën 11 shqiptarë e 8 serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat