”Rasti Dehari” – Kryeministri Haradinaj nesër në Interpelancë

Aktuale

”Rasti Dehari” – Kryeministri Haradinaj nesër në Interpelancë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:13
Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës, pritet që nesër të mbajë seancën e radhës parlamentare.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, pritet që në pikë të rendit të ditës të jetë edhe Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ku sipas tyre do kërkohet raport lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, 

Po ashtu ndër pikat e rendit të ditës që do të diskutohen nesër nga ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës do të jenë edhe shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit.

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, do të jetë pika e gjashtë e rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat