Pacolli: Në Sarajevë mu rezervua një pritje mjaft e mirë nga nikoqirët boshnjak

Aktuale

Pacolli: Në Sarajevë mu rezervua një pritje mjaft e mirë nga nikoqirët boshnjak

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:17
Behgjet Pacolli në Bosnjë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli sot ka arritur në Sarajevë, për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor WB6.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Sot arrita në Sarajevë ku mu rezervua një pritje mjaft e mirë nga nikoqirët boshnjak dhe nesër do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor WB6.

Gjatë takimit, do të prezantojë qëndrimin e shtetit të Kosovës për rrugën e mëtutjeshme eurointegruese pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të KE-së si dhe, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutojmë për përgatitjet për Samitin e radhës në kuadër të “Procesit të Berlinit”, që do të mbahet në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat