Dardan Sejdiu: Humbi mirëbesimi në mes njerëzve në Vetëvendosje

Aktuale

Dardan Sejdiu: Humbi mirëbesimi në mes njerëzve në Vetëvendosje

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:06
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit më të ri Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, që u nda nga Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se në katër ose pesë muajt e fundit humbi mirëbesimi.

Ai ka thënë se kjo ka qenë arsyeja që ka bërë që t’i ndajnë rrugët.

“12 deoputetët që dolën nga VV kanë menduar se nuk është rruga e vetme që Kurti të jetë në krye dhe të printe. Ne të gjithë punuam për Albinin, por jo domosdoshmërisht që ky është njeri i vetëm që mund t’i prijë partisë. Duhet të jemi edhe serioz kur duhet të trajtojmë tema si kjo”, tha Sejdiu.

“Mendoj që për këta katër muaj është thënë shumëçka, dhe është sqaruar pozicioni i secilës palë. Unë e them që një prej sfidave kryesore në secilin subjekt, si mund të ndërtojmë një frymë mirëbesimi, dhe duke besuar që asnjëri prej këtyre njerëzve në VV nuk është në ndonjë ide tjetër, përvec të kontribuoj në ecjen përpara.

Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me idenë që një subjekt mund të mendoj që të reduktojë të gjithë organizimin në dy vija… Mirëbesimi në mes nesh në katër ose pesë muajt e fundit humbi në mes neve. Partia nuk guxon të përqendrohet në emër dhe figurë”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat