Xhavit Haliti jep emrat e atyre që thotë se tentuan ta vrasin

Aktuale

Xhavit Haliti jep emrat e atyre që thotë se tentuan ta vrasin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:07
Xhavit Haliti

Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), para katër vite ishte njoftuar se është duke u përgatitur një atentat ndaj tij.

Haliti po ashtu ishte informuar edhe për personat të cilët ishin duke përgatitur atentatin ndaj tij.

Në dëshminë e Xhavit Halitit që e ka dhënë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për organizatën, “Syri i Popullit” thuhet se Haliti kishte marr kërcënime përmes rrjetit social, Facebook.

“Unë për këtë e kam njoftuar ambasadën tonë në Bruksel. Po ashtu para 4-5 vitesh më ka njoftuar Sabit Geci dhe Xheladin Geci se një person i quajtur Ylli Selaj i cili jeton afër Parisit në Francë e kishte paguar Xheladin Gecin respektivisht ja ka ofruar snajperin dhe eksplozivin për të kryer atentat ndaj meje, e di se ky person është anëtar i LPK-ës, për këtë i kam njoftuar ndërkombëtarët”, ka thënë Haliti në dëshminë e tij në Prokurori.

Ndërsa kur është pyetur për organizatën terroriste, “Syri i Popullit”, Haliti ka thënë se për herë të parë ka dëgjuar pasi e ka lexuar komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë.

Haliti po ashtu ka treguar edhe për lidhjen e tij me të akuzuarin për plagosjen e avokatit, Azem Vllasi, Murat Jashari.

Ai ka thënë se që nga viti 1996 kur ka ikur nga Kosova ka qenë i anëtarësuar në LPK, (Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe i pandehuri Murat Jashari e ka pritur në kufi dhe kam qëndruar në shtëpinë e tij, thuhet në deklaratën e Xhavit Halitit.

“Mendoj se Murat Jashari dhe të tjerët si ai janë të pa kënaqur dhe kanë kërkuar diskreditimin tim dhe të gjithëve që jemi marr me krijimin e institucioneve të Kosovës. Siç thash kemi qenë anëtar aktiv të LPK-së, ne ndryshuam programin e LPK-së dhe e lamë vetëm për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Haliti në Prokurori.

Ndër tjera Haliti ka thënë se “nuk e di se kush është duke qëndruar prapa Murat Jasharit pasi ai nuk ka kapacitet intelektual që të merret me të gjitha këto aktivitete dhe komunikata”.

Xhavit Haliti ishte ftuar më 19 prill të vitit 2017 në Prokurorinë Speciale për të dhënë deklaratë për organizatën terroriste “Syri i Popullit”.

Përveç tij Prokuroria kishte ftuar vitin e kaluar të japin dëshmi edhe Presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 anëtarëve të “Syrit të Popullit”, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halim, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha Rexhep Topalla dhe Murat Jashari.

“Syri i Popullit”, që nga maji i vitit 2015 kishte planifikuar ekzekutimin e shumë liderëve shtetëror, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat