Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon interpelancë të Haradinajt për marrëveshjen me "Contour Global"

Aktuale

Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon interpelancë të Haradinajt për marrëveshjen me "Contour Global"

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:54
Ramush Haradinaj

Grupi i Deputetëve të Pavarur, i themeluar dje, pas largimit të disa deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar interepelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, për marrëveshjen mes Qeverisë dhe kompanisë "Contour Global", për projektin e termocentralit "Kosova e Re".

Shefi i këtij grupi parlamentar, Dardan Sejdiu, ka njoftuar se në emër të grupit ka dorëzuar “kërkesën për interpelancë me Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës z. Ramush Haradinaj në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ të nënshkruara me 20 dhjetor 2017”.

Kjo interpelancë, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook, "do të hyjë së shpejti në rend të ditës derisa Kryeministri të kthejë përgjigje zyrtare".

“Si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë ide, këshilla dhe sugjerime në lidhje me këtë ccështje që ato pastaj t’i themi edhe në kuvend”, ka thënë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat