Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me Demarkacionin

Aktuale

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me Demarkacionin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:33
ilustrim

Të martën, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kthehen përsëri në vazhdimin e seancës për demarkacionin.

Kryeministri i vendit nuk ka sqaruar nëse deputetët e Listës Serbe, që janë pjesë e qeverisë së tij, janë pajtuar të votojnë për marrëveshjen.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se votat duhet të jenë siguruar meqenëse seanca është ftuar.

Koalicioni qeverisës ka ftuar vazhdimin e seancës të lënë në gjysmë, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të grupit të ri parlamentar në Kuvend, atij të Grupit të Deputetëve të Pavarur.

Publikisht, të gjithë këta deputetë kanë qenë kundër demarkacionit, pos Dukagjin Goranit, i cili në mbledhjen e Komisionit Parlamentar kishte abstenuar për marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat