Paçarizi: Lista Serbe po defaktorizohet, Demarkacioni pritet të kalojë pa votat e saj

Aktuale

Paçarizi: Lista Serbe po defaktorizohet, Demarkacioni pritet të kalojë pa votat e saj

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:35
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi, ka thënë se Lista Serbe ka qenë ajo e cila vazhdimisht ka penguar proceset e mëdha që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës.

Ndërsa me vendimin për mbajtjen e seancës për demarkacionin, sipas Paçarizit, po del të jetë se votat tashmë janë siguruar edhe pa pjesëmarrjen e Listes Serbe.

Këto deklarime analisti Rrahman Paçarizi i dha sot në Info Magazine, ndërsa shtoi se ndonëse është caktuar data e seancës për demarkacionin ka gjasa që të ndodhë dicka e papritur që të mos realizohet diçka e tillë.

”Po shpresoj që kjo çështje e cila ka harxhuar shumë energji të kryhet”.

”Nuk është ky procesi i fundit i cili e pret këtë qeveri dhe këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës sepse janë pastaj asociacioni”.

”E mira e kësaj është se po sigurohen votat pa Listën Serbe e në këtë mënyrë Lista Serbe po defaktorizohet”.

”Pikërisht Lista Serbe ka penguar çështjen e Demarkacionit, themelimin e Ushtrisë etj. Shpresojmë që kjo të votohet sepse mund të ndodh edhe papritura”.

”Mund të ndodhin sabotazhe të ndryshme, udhëtime zyrtare sepse më shumë kanë luftuar për interesa të individëve të caktuar”.

”Kam frikë që gjatë këtyre pesë ditëve mund të ftohet hekuri i cili sic dhe thuhet sapo është ‘’nxeh’’”.

”Nëse kapet muaji mars i mbledhjes së Këshillit të Europës, mund të kishte gjasa që çështja e vizave të mund të finalizohej ka shtatori”.

”Këtu ka rëndësi karta e qeverisë, e ajo është bindja që koalicioni qeverisës do t’ia bënte Vetëvendosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat