Lammers: Gjermania ka nevojë punëtorë si shtetasit e Kosovës

Aktuale

Lammers: Gjermania ka nevojë punëtorë si shtetasit e Kosovës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:34
Pal Lekaj dhe Andreas Lammers në takim

Gjetja e mundësive të depërtimit të fuqisë punëtore të Kosovës në shtetin gjerman, ishte temë e takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe udhëheqësit të kompanisë gjermane Lammers, Andreas Lammers.

Duke u munduar të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ministri Lekaj përmendi anët pozitive të fuqisë punëtore të Kosovës, në njërën anë, kryerja e shërbimeve me çmim shumë të lirë dhe në anën tjetër, aktivizimi i punëtorëve të rinj të Kosovës në vendet perëndimore, në këtë rast në Gjermani.

Në takim u diskutua edhe për procesin e stërzgjatur të marrjes së vizave të punës, në Ambasadën gjermane në Kosovë.

Duke u munduar të ndërmjetësojë, në mënyrë që kjo procedurë të kryhet brenda një afati të arsyeshëm kohor, ministri Lekaj njoftoi Lammers, se edhe kompania e tyre mund të luajë një rol të rëndësishëm sa i përket kësaj çështjeje, pasi çdo gjë që lidhet me fuqinë punëtore të Kosovës dhe me investimet në Kosovë, është edhe në interes të shtetit gjerman dhe jo vetëm kosovar. 

Duke e parë Kosovën si një alternativë të mirë për investime në infrastrukturë, si dhe duke treguar interesim për marrëveshje për punësim të kosovarëve në Gjermani, Lammers shprehu respekt për punën e deri tanishme të shqiptarëve në Gjermani edhe pse sipas Lammers, të rinjve kosovarë u duhet edhe përgatitje profesionale.

Lammers tha se Gjermania ka nevojë për njerëz të zellshëm dhe punëtorë si kosovarët.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat