Kryesia vendos për seancën e Demarkacionit

Aktuale

Kryesia vendos për seancën e Demarkacionit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:32
Kryesia e Kuvendit

(E plotesuar) - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot në orët e pasdites, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryesia vendosi që vazhdimi i seancës plenare për shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet të martën, më 20 mars 2018, në orën 16:00.

Veseli beson se demarkacioni do të kalojë më 20 mars

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur besimin se përfundimisht çështja e demarkacionit do të marrë fund më 20 mars.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën është marrë vendim që seanca për ratifikimin e shënimit të kufirit me Malin e Zi të mbahet të martën e ardhshme, më 20 mars.

Veseli tha se beson fuqishëm që më 20 mars do të përfundojë ratifikimi i kufirit me Malin e Zi.

“Si koalicion kemi një koncesion për të votuar dhe po ashtu edhe me LDK-në kemi biseduar. Jemi në kontakte edhe me deputetë të tjerë”, ka thënë ai.

***

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi sot se seanca për demarkacionin do të mbahet të martën në orën 16.00.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Hoti tha se  GP i LDK-së shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat