Së shpejti mbledhje qeveritare Kosovë-Maqedoni

Aktuale

Së shpejti mbledhje qeveritare Kosovë-Maqedoni

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:47
Takimi i kaluar

Së shpejti do të relizohet mbledhja e përbashkët në mes dy qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës, çka përfaqëson pjesën e mbledhjeve të pëbashkëta në seri të Qeverisë së Maqedonisë me qeveritë e fqinjëve. Pas realizimit të takimeve me qeveritë e Bullgarisë dhe Shqipërisë, në periudhën e ardhshme pritet të realizohen takime edhe me qeveritë e vendeve fqinje, Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë drejtim zv.kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, i ngarkuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit të Qeverisë për organizimin e seancave të përbashkëta me Kosovën, sot realizoi një takim me zv.kryeministrin e Qeverisë Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në takim ishin diskutuar detajet dhe informatat që janë në kuadër të parapërgatitjeve të mbledhjes së qeverive të të dy vendeve, në të cilën priten të nënshkruhen shumë marrëveshje për bashkëpunim, si dhe të marrin vendime konkrete për iniciativën e projekteve me interes të të dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat