Çfarë po ‘bashkëpunon’ Elmi Reçica me Sllavko Simiqin?

Aktuale

Çfarë po ‘bashkëpunon’ Elmi Reçica me Sllavko Simiqin?

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:09
Elmi Reçica me Sllavko Simiqin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është parë duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Madje, siç shihet edhe në fotografi, Reçica shihet teksa i tregon një dokument Simiqit.

Se çfarë është ky dokument ajo nuk dihet mirëpo, një gjë është e sigurt, Lista Serbe akoma është kundër votimit të marrëveshjes Demarkacionit dhe ende nuk dihet çfarë do të kërkojë në shkëmbim të votës së tyre.

Se a është kjo një “marrëveshje” në shkëmbim të votës së Listës Serbe për Demarkacionin, kjo nuk dihet.

Kujtojmë se deri më tani me kalimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK, koalicioni qeverisës ka siguruar 79 vota nga 80 sa i duhen për ta kaluar këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat