Kamishi tenton t’ia shqyej këmishën Hajdar Beqës midis Kuvendit

Aktuale

Kamishi tenton t’ia shqyej këmishën Hajdar Beqës midis Kuvendit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:02
Kamishi deshi t’ia shqyej këmishën Beqës, por ky i fundit refuzoi duke i thënë se nuk ka tjetër.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa së fundmi është bërë baba për herë të katërt.

Pas tri vajzave, Beqa këto ditë është bërë baba i një djali.

Për këtë rast, kolegët deputetë e kanë uruar Beqën për lindjen e djalit, madje disa edhe gjatë fjalimit shfrytëzuan rastin për urim.

Derisa disa shtrënguan duart me të, e përqafuan etj, deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi deshi ta uroj atë sipas zakonit që kanë shqiptarët.

Kamishi deshi t’ia shqyej këmishën Beqës, por ky i fundit refuzoi duke i thënë se nuk ka tjetër.

Shikoni fotot nga urimet e deputetëve bërë Beqajt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat