Limaj: Seanca për demarkacionin mbahet të martën

Aktuale

Limaj: Seanca për demarkacionin mbahet të martën

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:15
Fatmir Limaj

Seanca për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi sipas të gjitha gjasave do të mbahet të martën në ora 14:00.

Lajmin për mediat online e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit ka thënë se Qeveria i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, që të thërrasë seancën ditën e marte.

Më tutje, ai ka bërë me dije se kjo shtyrje e seancës është bërë për faktin se në vend nuk gjenden disa deputetë.

Ndryshe, Limaj ishte angazhuar maksimalisht  në arritjen e marrëveshjes mes palës kosovare dhe malazeze për çështjen e demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat