Kurtz: Austria do të kontribuojë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Aktuale

Kurtz: Austria do të kontribuojë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:36
Sebastian Kurtz

Austria, gjatë presidencës së BE, të cilën do ta marr në gjysmën e dytë të këtij viti, njërin nga prioritetet do ta ketë Ballkanin Perëndimor.

Kancelari austriak Sebastian Kurtz jep shpresën se Vjena zyrtare do të kontribuojë në afrimin e Beogradit dhe Prishtinës. Pas deklaratës së zëvendës kancelarit  Heinz-Christian Strache se “Kosova është pjesë e Serbisë”, Kurtz duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve austriakë, duke i prezantuar prioritetet e presidencës austriake në BE, ka dhënë edhe përgjigje lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat