Petkoviq: Radojiçiq është një kriminel, të cilin e kërkonte Policia e Kralevës

Aktuale

Petkoviq: Radojiçiq është një kriminel, të cilin e kërkonte Policia e Kralevës

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:49
Sllavisha Petkoviq

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Sllavisha Petkoviq, ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj ka gabuar rëndë kur e ka takuar Milan Radojiçiqin.

Petkoviq në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Radojiçiq është një kriminel, i cili ka ikur nga Serbia.

“Ai nuk e ka përfaqësuar kurrë Listën Serbe. Për këtë mund të pyetni. Radojiçiq është një kriminel, i cili është akuzuar në Serbi për kontrabandim me drogë. Kur është larguar nga Kreleva ka ardhur në Mitrovicë, sepse është kërkuar nga Policia e Kralevës”, ka shtuar Petkoviq.

Sipas tij, Radojiçiq është një person i cili ka dosje kriminale edhe në EULEX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat