Thaçi për Grupin e ri Parlamentar: Të shfrytëzosh një subjekt politik e të ikësh, grabitje e votës së qytetarëve

Aktuale

Thaçi për Grupin e ri Parlamentar: Të shfrytëzosh një subjekt politik e të ikësh, grabitje e votës së qytetarëve

Nga: G.B Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:47
Jusuf Thaçi

Ish drejtori i Prishtinës në Komunën e Prishtinës nga Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka komentuar dorëheqjet nga kjo parti dhe ndarjen e Grupit Parlamentar me 13 deputetë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se shfrytëzimi i një subjekti politik për të marrë 13 mandate deputetësh dhe dy kryetarë komunash dhe më pas të ikësh nga ai subjekt, është keqpërdorimi më i madh i votës, përcjell Bota sot.

Ai vlerëson se ky keqpërdorim është keqpërdorim më i madh se “vjedhja industriale” në zgjedhjet e vitit 2010 dhe kjo do të vërtetohet në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të shfrytëzosh një subjekt politik për të fituar 13 mandate deputetësh dhe 2 kryetarë komunash dhe ta marrësh këtë pushtet e bashkë me atë të ikësh nga ai subjekt politik, kjo përbën keqpërdorimin më të madh të votës së qytetarëve dhe shtrembërimin më masiv të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që nga paslufta.

Për nga përmasat, ky keqpërdorim i votës e ky shtrembërim i vullnetit të qytetarëve është larg më i madh se sa "vjedhja industriale" në zgjedhjet e vitit 2010, prandaj kjo është grabitje e votës së qytetarëve. Këtë fakt duhet ta dinë dhe ta kapërdijnë të larguarit nga LVV.

Justifikimi i tyre se ata janë zgjedhur nga qytetarët me emër e mbiemër është mashtrim dhe kjo do të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat