Gani Geci publikon dy dokumente, ja kush e kishte ndihmuar me mjete financiare Familjen Jashari

Aktuale

Gani Geci publikon dy dokumente, ja kush e kishte ndihmuar me mjete financiare Familjen Jashari

Nga: P.R Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:28
Gani Geci gjatë luftës

Ish ushtari i UÇK-së, dhe ish deputeti i Lidhjes demokratike të Kosovës, Gani Geci, në faqen e tij në facebook, ka publikuar dy dokumente, që sipas tij dëshmon se kush e kishte ndihmuar me mjete financiare familjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Po i publikoj dy dokumnte qe deshmojn se kush e ndihmoj me mjete financiare Familjen Jashari”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ndërsa, pak më vonë ka publikuar edhe disa foto të tjera ku shihen ushtarët e parë në ushtrime ushtarake ne Shqipëri ne vitin 199.

"Ktu jan fotot e ushtarve te parë qe shkuan ne ushtrime ushtarake ne Shqiperi ne vitin 1991 gjithashtu janë edhe fotot e dokumentave te ndihmave financiare për familjen e Adem Jasharit mjete te pranuara nga Rifat Jashari ne vitin 1997 dhe 1998 para se te vritej Komandanti Legjendar", shkruar Geci.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat