Lladrovci uron Ahmetin për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe: Ditë e madhe për shqiptarët

Aktuale

Lladrovci uron Ahmetin për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe: Ditë e madhe për shqiptarët

Nga: G.B Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:02
Ramiz Lladrovci dhe Ali Ahmeti

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka uruar liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin, për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sot është ditë e madhe për të gjithë kombin shqiptar.

Postimi i tij i plotë:

Sapo e urova liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin, nëpërmjet tij të gjithë shqiptarët në Maqedoni, për suksesin e shumëpritur, aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, një të drejte themelore, të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.

Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe!

Gëzuar dhe urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat