Gecaj i përgjigjet Haradinajt: Mos fol në emër të Amerikanëve, LDK nuk bën pazare si ti me Radojçiqin

Aktuale

Gecaj i përgjigjet Haradinajt: Mos fol në emër të Amerikanëve, LDK nuk bën pazare si ti me Radojçiqin

Nga: G.B Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:13
Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me deklaratën se LDK ka qenë kundër ushtrisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj i ka thënë Haradinajt që të mos flasë në emër të amerikanëve, sepse më së paku i takon atij, përcjell Bota sot.

Më tej, Gecaj ka thënë se LDK nuk bën pazare në llogari të çështjeve të rëndësisë nacionale, ashtu siç ka bërë dhe bën ai me Millan Radojçiqin.

Postimi i tij i plotë:

“Haradinaj: LDK-ja ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët”

Më së paku të bie ty me fol në emër të Amerikanëve, posaçërisht kur thua të pavërteta ... LDK nuk ka bërë dhe nuk bën pazare në llogari të çështjeve të rëndësisë nacionale, ashtu siç bëtë ju më herët e po bëni edhe tani me Millan Radojçiqin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat