LDK e para, kjo është renditja e re e partive politike në Kuvend

Aktuale

LDK e para, kjo është renditja e re e partive politike në Kuvend

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:05
Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të fundit, krenoheshin se janë grupi parlamentar me më së shumti deputetë të dalë nga votimet e 11 qershorit 2017. 

Por, nëntë muaj pas, partia e Albin Kurtit radhitet si e treta në Kuvend të Kosovës. Primatin e ka marrë LDK’ja e ish-kryeministrit Isa Mustafa, me 27 deputetë. 

Nga 32 deputetë sa kishte VV’ka, deri më sot, tash ka mbetur më 19 përfaqësues në Kuvend.

12 ish-deputetë të saj, zyrtarisht kanë paraqitur kërkesë për shkëputje nga grupi parlamentar i lëvizjes së Albin Kurtit, për të krijuar “Grupin e Deputetëve të Pavarur”. Shef i këtij grupi është bërë Dardan Sejdiu. 

E deputetja e 13’të e larguar nga GP i VV’së, është rikthyer në grupimin e deputetëve të AAK’së. Donika Kadaj-Bujupi sërish i është bashkuar partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, pak kohë pasi këtë të fundit e quajti figurë të klanit “Pronto”. 

Ish-deputetët që sot zyrtarizuan largimin edhe nga grupi parlamentar i VV’së kanë dhënë dorëheqje para më shumë se dy muajsh nga pozitat që mbanin në partinë e Kurtit, para se themeluesi i kësaj lëvizje të kthehet në krye të saj. 

Nga ana tjetër, PDK’ja mbetet grupi i dytë parlamentar në Kuvend të Kosovës më 23 deputetë.

AAK’ja tash është e katërta më 11 deputetë, një më shumë sesa Lista Serbe që ka 10 të tillë të garantuar me kushtetutë. 

NISMA e Fatmir Limajt dhe deputetët e minoriteteve tjera, të njohur si grupi “6+”, kanë nga 6 deputetë, sikurse 6 deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës janë pa grup parlamentar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat