Daut Haradinaj: Veç desha me ia uru Donika Kadajt rikthimin në AAK

Aktuale

Daut Haradinaj: Veç desha me ia uru Donika Kadajt rikthimin në AAK

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:56
Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shfrytëzuar seancën e sotme parlamentare për t’ia uruar rikthimin në këtë parti, Donika Kadaj-Bujupit.

“Veç desha t’ia uroj Donika Kadaj-Bujupit rikthimin në AAK”, tha Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës.

Kadaj-Bujupi, që në këtë legjislaturë u bë deputete duke kandiduar për Lëvizjen Vetëvendosje, vendosi sot që të rikthehej te partia e saj e mëparshme.

Lajmin e konfirmoi kryeministri dhe njëherësh lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat