10 minutat e Vjosa Osmanit që heshtën Qeverinë

Aktuale

10 minutat e Vjosa Osmanit që heshtën Qeverinë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:22
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj i cili ka thënë se LDK nuk ka lejuar formimin e ushtrisë.

Osmani tha se nuk ka pasur asnjë garancë se serbët do ta votojnë ushtrinë nëse iu zgjatet mandati i vendeve të rezervuara.

 Osmani: Në 2013-tën ishte një kurth me vendet e rezervuara

“Në asnjë moment nuk ka pasur garancë nga askush dhe në veçanti jo nga pakica serbe, sepse ju flisnit në emër të tyre nuk i linit ata të flisnin, se në qoftë se vazhdohen vendet e rezervuara ata do ta votonin ushtrinë. Përkundrazi ky ka qenë një kurth i ndytë, kurth në të cilin keni dashtë të na fusni neve që të votohen edhe shumë me shumë vende për pakicat se që i kanë tani dhe a e dini cili ka qenë rezultati i mundshëm me a të dalje në përqindje të serbëve që kishim në atë kohë, sot do t’i kishim grupin me të madh parlamentar. 23 i keni PDK-ja, ju mendojshit se gjithë do t’i keni 40, sot keni 23. Me atë logjikë keni menduar atëherë e jo që do ta sillnit grupet e pakicave në një grup me të madh se secili grup tjetër shqiptar. Ne si LDK mburremi, po e përsëris që e kemi thënë që nuk e pranojmë një kurth dhe skenar të tillë. E dyta asnjëherë Lista nuk ka thënë se do ta votoj ushtrinë, sa atëherë e as ta sh, mund të ketë pasur vetëm deputetë individual”, tha Osmani.

Deputetja Osmani ka shkuar edhe me larg, duke i thënë PDK-së, se e kanë urrejtë  LDK-në edhe gjatë luftës.

 Osmani: Ju keni urrejtje ndaj LDK-së

“Deri me tani e ka dëshmuar se vetëm LDK-ja e ka seriozisht krijimin e ushtrisë, sepse shihni çfarë bëri Hashim Thaçi në fund të mandatit të kaluar, ju jeni në gjendje të rrezikoni dhe partneritetin, nuk i kemi vetëm për qejf, i kemi esenciale, ekzistenciale, jeni në gjendje t’i rrezikoni ato miqësi ekzistenciale për shtetin e Kosovës që kemi ndërtuar për njëzet vjet vetëm për të shpëtuar lëkuren tuaj, deri këtu jeni në gjendje të shkoni dhe vini këtu na shisni moral për kulturë politike e leksioni politike i shisni kujt, LDK-së....këtë urrejtje ndaj LDK-së ne jemi mësuar qysh prej viteve 90-ta, e keni pasur edhe gjatë luftës, ndaj formacioneve ushtarake që i kanë respektuar institucionet e udhëhequra nga Rugova, e keni urrejtje edhe sot ndaj përpjekjeve tona për të krijuar ushtrinë”, theksoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat