Hoxhaj akuzon VV e LDK për bllokimin e krijimit të ushtrisë

Aktuale

Hoxhaj akuzon VV e LDK për bllokimin e krijimit të ushtrisë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:08
Enver Hoxhaj

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj është përfshirë në debatin për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që kundërshtimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes për vendet e rezervuara nga penguar formimin e ushtrisë.

Derisa kërkoi votën e deputetëve të VV-së për demarkacionin në mënyrë që të mos kërkohet mbështetja e Listës Serbe, sepse në të kundërtën ata do të detyrohen të kërkojnë mbështetjen e Listës.

Hoxhaj: VV e LDK bllokuan krijimin e ushtrisë

“Edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje nuk kanë qenë të gatshme të përmbyllin një proces të formimit të ushtrisë me vendet e rezervuara të cilat në vitin 2018 kur ne po bisedojmë kishin qenë histori. Është fakt, është fakt, ne mund të debatojmë, por ka të dhëna publike. Nuk ka ndodhur një takim në ambasadë qysh e bëtë sot veten aktorë të skenës ndërkombëtare, por ka deklarata publike. A e dini pse po e përmendi këtë çështjen e vitit 2013, po dua të dal te dita e nesër apo pasnesër, apo të hënë apo të martën. Neve na duhet mbështetja e krejt deputetëve ta përmbyllim ratifikimin e demarkacionit, ju ftoj kolegë nga VV-ja që ta votojmë. Por dua t’ju them edhe hapur nëse nuk janë të gatshëm ta votojnë, ne do të kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe”, tha Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat