Zeka: Do të vijë dita që Lista Serbe do të flasin vet me veti

Aktuale

Zeka: Do të vijë dita që Lista Serbe do të flasin vet me veti

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:18
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës së Lista Serbe sipas tij janë armiqtë më të mëdhenj të vet komunitetit serb në Kosovë, dhe se opozita nuk duhet t’i krijojë vakumin asaj për të bllokuar proceset kryesore në Kosovë.

“Lista Serbe po e bën harakirin kundër vetes sepse nuk po e konsiderojnë Kosovën si vendin e vet, madje nuk po e trajtojne as si zemrën e Serbisë.  Lista Serbe janë armiqtë ma te mëdhenj të komunitetit serb, dhe ka me ardhë një dit që ata kanë me fol vet me veti, e kjo sjellje duhet të përfundojë. Mirëpo, duhet të përfundojë edhe sjellja e opozitës që mos me ja kriju vakumin Listës Serbe për me ba hajgare me Kosovën, duhet të merremi vesh që mos me ja lanë Listës Serbe që kur don me votu e kur don jo”, deklaroi Zeka.

Zeka foli edhe për çështjen e udhëtimeve të zyrtarëve shtetërorë jashtë vendit, duke konsideruar se kjo do të thotë dëmtim i buxhetit të Kosovës.

“Çysh s’ju vjen marre disa zëvendëskryeministrave, po të ishte kryetari Fatmir Limaj edhe zv kryeministër edhe ministër do ja thojsha të njëjten, qysh nuk ju vjen marre këtyre zv. ministrave me shëtit nëpër Evropë e me hargju buxhetin e taksapaguesve, për kto duhet Kryeministri i Kosovës të kërkoj raport.  Paret që u dhanë për Pavarësi të Kosovës dhe për përvjetorin e Skënderbeut, i bëj thirrje që të publikohet cdo cent, sepse në emër të patriotizmit na vjedhum” shtoi ai.

Zeka shtoi që duhet të ketë unitet mes pozitës dhe opozitës për çështjet madhore të Demarkacionit dhe Dialogut me Serbinë, e sidomos tek Demarkacioni, proces që sipas Zekës duhet të përfundojë më shpejtë dhe siç tha ai “t’i hiqet laku popullit të Kosovës”.

Zeka: Të bëhen publike shpenzimet për festimin e pavarësisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha shpenzimet që janë bërë për festimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por edhe të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se në këto raste më së shumti vidhet, ndërsa kritikoi mbajtjen e dy posteve nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë.

Ai tha se po t’i mbante dy poste kryetari I tij Fatmir Limaj do t’i kishte thënë “s’i nuk i vjen turp për këtë”.

Ai kritikoi edhe udhëtimet e zëvendësministrave nëpër shtetet e Evropës me paratë e taksapaguesve.

Zeka në fjalën e tij tha se Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë.

Deputeti i Nismës po ashtu kritikoi edhe vazhdimin e mandatit të kryeshefit të Telekomit të Kosovës Agron Mustafa.

Sipas Zekës Mustafa ka dhënë miliona euro për portale dhe media të cilat “shajnë tërë ditën’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat