Hoxhaj mirëpret rizgjedhjen e kancelares Merkel për herë të katërt

Aktuale

Hoxhaj mirëpret rizgjedhjen e kancelares Merkel për herë të katërt

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:47
Enver Hoxhaj


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren gjermane Angela Merkel, për mandatin e saj të katërt në krye të Gjermanisë. Rizgjedhjen e Merkelit, Hoxhaj e vlerësoi si lajm të mirë për Gjermaninë, për BE-në, si dhe për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.

Hoxhaj theksoi rëndësinë e mbështetjes se kancelares Merkel dhe të Gjermanisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa është shprehur mirënjohës për këtë mbështetje.

“Zgjedhja për herë të katërt e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë, është lajm i mirë për Gjermaninë, për BE-në por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Mbështetja e kancelares Merkel për procesin e integrimit evropian të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetike, për çka i jemi shumë mirënjohës. Mandat të mbarë kancelares dhe qeverisë së re të Gjermanisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Angela Merkel është zgjedhur për herë të katërt kancelare e Gjermanisë, pas disa muajsh negociata për koalicion me social-demokratët gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat