Reagon Beqiri, përmend detaje të takimit në ambasadën e SHBA-së

Aktuale

Reagon Beqiri, përmend detaje të takimit në ambasadën e SHBA-së

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:36
Ismet Beqiri

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që LDK e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës, por ka tërhequr vërejtjen se pa këtë parti s’mund të kalojë asnjë vendim.

Ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës theksoi se LDK po sillet si parti serioze në opozitë.

“Marr përgjegjësi publike për këtë që them, asnjëherë s’ka pasur ofertën me këmbim të vendeve të rezervuara në këmbim të ushtrisë. Kur keni nevojë për vota të LDK-së, edhe si koalicion, së paku respektojeni, pasi pa LDK-në s’mund të kalojnë vendimet dhe nuk ka shtet të mirëfilltë të Kosovës”, ka thënë Beqiri.

S’ka pas ofertë për këmbim të vazhdimit të mandateve të deputetëve serbë në rast të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri.

Më tej, Beqiri ka treguar se çfarë ka ndodhur në takiminin e krerëve të shtetit me ambasadën e SHBA-së.

“…Ne jemi subjekt serioz nëse diçka na kanë dhënë. Takimin me ambasadoren Jacobson ka qenë z.Thaci, Haradinaj, Jakup Krasniqi, Pacolli, z. Isa Mustafa dhe unë si kryetar i grupit. Nëse ekziston një dokument i tillë ne bartim përgjegjësi. Asnjëherë nuk na është bërë një ofertë që mi votu vazhdimin e mandatave dhe ne me votu. Jakup Krasniqi ishte ai që e ka kundërshtu”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat